• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Për Cleverlyn, Krasniqi është kundërshtar i mirë

Publikuar: 22.12.2012 - 22:32

Londër, 22 dhjetor - Boksieri uellsian Nathan Cleverly e vlerëson si boksier mjaft entuziast kosovarin Haxhi (Robin) Krasniqi dhe pret që përballja me të të jetë mjaft interesante. Uellsiani 25-vjeçar do të mbrojë titullin e botës të versionit WBO në peshën gjysmë të rëndë më 16 mars në Britani të Madhe, kundër Krasniqit.

"Krasniqi është një boksier i uritur me bilanc të mirë. Ai është entuziast kështu që mendoj se do të jetë një luftë mjaft e mirë", ka thënë Cleverly, përcjell "BBC".

Stafi i Cleverly ka fituar të drejtën për organizimin e luftës pasi ka ofruar 500 mijë dollarë, për dallim me rreth 432 mijë sa kishte ofruar kampi i Krasniqit. Cleverly shpreson që përballja të mbahet në vendlindjen e tij në Uells, më saktësisht në kryeqendër Cardiff. "Atmosfera e luftës sime të fundit në Cardiff ishte fenomenale dhe shpresoj të përsëritet ajo atmosferë. Uellsi më 16 mars në ragbi po ashtu do të përballet me Anglinë, kështu që do të jetë një ditë e madhe nëse zhvillojë edhe meçin atje. Shpresojë të kemi luftën në Cardiff, por nëse nuk është e mundur atëherë do të mbahet në Londër. Po presim vendimin për këtë. Jam mjaft i befasuar që është siguruar organizimi i luftës në Britani. Do të ishte fenomenale të boksoja në Uells, por nëse nuk gjejmë arenë të përshtatshme atëherë do të mbajmë meçin diku tjetër", ka thënë Cleverly. "Një është e sigurt se më duhet gjithsesi të fitoj, nëse dua të kem luftëra të mëdha në vitin 2013".

Cleverly në ringun profesionist ka shënuar 25 fitore nga po aq meçe, 12 me nokaut. Krasniqi ndërkohë ka 39 fitore (15 KO) e dy humbje. 25-vjeçari jeton në Gjermani dhe është shqiptari i tretë që lufton për titull bote në versionet e mëdha të boksit profesionist pas Luan Krasniqit e Shpend Abazit.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell