Sociedad vendos emrat e tifozëve në fanellë

Artikujt tjerė
- Sociedad vendos emrat e tifozëve në fanellë
- Lazio ngjitet në pozitën e dytë
- Fitojnë City, Arsenal, Everton...
- Vilanova e rikthen Guardiolën në Barcelonë
- Pato-Robinho, Galiani i shet në Brazil
- NBA: Rekord i zi për Denverin
- Schushter, trajner i ri i Wolfsburgut
- PSG-ja nuk heq dorë nga Lichtsteineri
- UEFA pezullon Malagën për një edicion garash
- Bayerni nuk e sheh si kundërshtar të vështirë Arsenalin
Skuadra e elitës së futbollit spanjoll, Real Sociedad, ka vendosur që emrat e anëtarëve të klubit t'i vendosë në fanellë në vend të sponsorëve, bën të ditur agjencia AP të premten. Sociedad e ka quajtur iniciativën për të nderuar tifozët me emrin: "Ne ju mbajmë ju në fanellën tonë". Emrat e anëtarëve të klubit zgjidhen me rastësi. Një grup prej 22 emrave janë zgjedhur për reklamë televizive, ndërsa 22 emra tjerë ishin zgjedhur për t'u paraqitur në pjesën e përparme të fanellës në ndeshjen kampionale të fituar të enjten ndaj Sevillas me rezultatin 2:1. Sociedad është ngritur në pozitën e shtatë në tabelë. Skuadra ka rreth 25 mijë anëtarë.







