• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

UEFA pezullon Malagën për një edicion garash

Publikuar: 21.12.2012 - 21:45

Nyon, 21 dhjetor - Komiteti i Kontrollit Financiar të Klubeve i UEFA-s ka vendosur përjashtimin e klubit spanjoll të Malagës nga garat evropiane të sezonit të ardhshëm për shkak të problemeve financiare dhe mospagimit të rrogave të futbollistëve.

Malaga nuk do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve apo Europa League edhe nëse klasifikohet në një nga sezonet 2013/14, 2014/15, 2015/16 dhe 2016/17.

Të njëjtin dënim e kanë marrë edhe Hajduku i Splitit (Kroaci), Rapidi dhe Dinamo e Bukureshtit (Rumani), si dhe Partizani i Beogradit (Serbi).

Michel Platini pati thënë që disiplina financiare ishte diçka serioze dhe UEFA ka nisur të marrë masat e para. Sipas rregullave të lojës së ndershme financiare, një klub mund të shpenzojë vetëm aq para sa fiton gjatë një sezoni dhe asnjë qindarkë më shumë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 14°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 14°CKryesisht me vranėsira
Shkup 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu