Pato fshihet nga ueb-faqja zyrtare e Milanit

Artikujt tjerė
- Pastore: Së shpejti do luaj për Milanin
- Rinovimi do ti sjell Leo Messit 16 milionë euro në vit
- Van Persie është si Eric Cantona
- Conte thyen rekordin e Capellos
- Berisha mund t'i mungojë Brisbane Roarit
- Vilanova sërish me kancer, pritet dorëheqja
- Balotelli pajtohet me Citizens, heq dorë nga padia
- Formula 1 në Tajlandë nga viti 2015
- Pato fshihet nga ueb-faqja zyrtare e Milanit
- Zyrtare: Lucio për dy vjet do të luan në Sao Paulo
Milano, 19 dhjetor - E ardhmja e Alexandre Pato ka marrë një kthesë dramatike, pasi që dje ai është larguar nga faqja zyrtare e Milanit.
Pato deri ditën e djeshme ka qenë në banerin që përfaqëson shitoren elektronike (e-store), por tani ai u zëvendësua nga treshja, Kevin-Prince Boateng, Massimo Ambrosini dhe Stephan El Shaarawy.
Diçka e ngjashme ndodhi gjatë verës edhe me sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimoviq dhe Thiago Silvan, disa ditë përpara se të shiten në Paris Saint-Germain.
Pato së fundmi është subjekt i shkrimeve të medieve italiane dhe braziliane të një oferte prej 15 milionë euroshe të kampionit më të ri të botës për klube, Corinthians.









