Miliyet: Liverpool kërkon tre futbollistë të Galatasarayt

Artikujt tjerė
- Miliyet: Liverpool kërkon tre futbollistë të Galatasarayt
- Lakers mezi shënojnë fitore, Bryant bën histori
- Bogdani, objektivi kryesor i Pescaras
- Alaba futbollist i vitit në Austri
- E ardhmja e Drogbas dhe e Anelkas në dyshim te Shanghai
- Klubi siberian Tom ëndërron rrugëtimin e Chelseat
- Kobayashi "heq dorë" nga Formula 1
- Pretendentët e Topit të Artë afrikan
- Klose shpërblehet me rinovim të kontratës
- Dortmund përforcohet me dy lojtar në janar
Liverpool, 19 dhjetor Skautët e ekipit të Liverpoolit ishin të pranishëm në derbin më të madh turk, mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes, i cili përfundoi në dobi të Galatas, 2:1.
Sipas të përditshmes turke Milliyet vëzhguesit e The Reds ishin të impresionuar me lojën e shkëlqyer të shfaqur të treshes së kampionit aktual turk, Galatasarayt, Selcuk Inan, Burak Yilmaz dhe Semih Kaya.
Të dërguarit nga The Anfield Roads me të arritur në klub pas derbit i kanë raportuar trajnerit, Brendan Rodgers, me çrast i kanë sugjeruar përveç blerjes së sulmuesit, Burak Yilmaz edhe të dyshes tjetër, mesfushorit, Selcuk Inan dhe mbrojtësit, Semih Kaya.
Por, mbetet të shihet nëse do të realizohen këto transferime sidomos e atij të Yilmaz, pasi që reprezentuesi turk ka qenë i lidhur me një kalim në Liverpool që një kohë të gjatë.








