• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Martinez bën që Porto mos të ndiejë mungesën e Falcaos e të Hulkut

Publikuar: 15.12.2012 - 21:19

Lisbonë, 15 dhjetor  - Tetëdhjetë e nëntë minuta. Vetëm kaq iu deshën transferimit të verës të Portos, Jackson Martinez, për të treguar se çfarë është në gjendje të bëjë. Duke bërë debutimin e tij në ndeshje zyrtare në Superkupën e Portugalisë të vitit 2012, Martinez shënoi golin e vetëm të ndeshjes në fitoren ndaj Academica Coimbra - dhe nuk ka pasur të ndalur që nga atëherë.

Aktualisht është shënuesi më i mirë në ligën portugeze, me dhjetë gola në 11 ndeshje, ndërsa sulmuesi kolumbian ka shënuar tri herë edhe në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Ai qysh tash ka pushtuar zemrat e tifozëve të Portos, që kanë pasur mundësi të përkrahin shumë lojtarë të mëdhenj, ndërsa do të vazhdojnë kremten edhe në epokën e Martinezit.

Kur Martinez së pari arriti në Porto, tifozëria e skuadrës portugeze ishte duke u përballur me faktin se ishte pranë të humbiste sulmuesin brazilian Hulk, lojtarin kyç të Portos në stinorët e fundit. Kjo frikë u bë realitet kur sulmuesi brazilian bëri një transferim të madh te Zenit St. Petersburgu, lëvizje që menjëherë i shtoi barrën sulmuesit të ri.

Mirëpo, katërmbëdhjetë gola në 18 ndeshje sugjerojnë se kjo nuk është barrë aq e rëndë për Martinezin. Ai ka justifikuar transferimin e tij nga skuadra meksikane Jaguares, ndërsa është duke realizuar ëndrrën fëmijërore që të bëjë karrierë profesioniste dhe të futet në Përfaqësuesen e Kolumbisë. Ai është paraqitur në tri ndeshje eliminatore për Botërorin 2014 në Brazil.

Si një bonus shtesë, ai po ashtu po tregohet si një pasardhës i denjë i shumë talenteve të mëdhenj që ka pasur Porto në të kaluarën e që i ka marrë derisa nuk ishin fare të njohur. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu