Dueli i fundit i Kim Clijters

Artikujt tjerė
- Dueli i fundit i Kim Clijters
- Martinez: Do ta dëshmoj se vlej shumë
- Sagna drejt PSG-së
- Benitez: El Nino por rikthehet
- Zola do që të rikthehet në Chelsea, por si trajner
- Juve kërkon huazimin e Sanchezit, Barcelona refuzon
- Leali synon ta zëvendësojë Buffonin te Juve
- Robinho pranon ofertën e Santosit
- Reali, ofertë nën pecetë për Falcaon
- Őzil e quan të çmendur Mourinhon
Antwerpen, 12 dhjetor Njëra nga tenistet më të mita të botës në dhjetë vjetët e fundit, belgja Kim Clijters mposhti sonte në një meç eksibicional amerikanen Venus Williams me 2:0 në sete (6:3, 6:3) dhe në këtë mënyrë i dha fund karrierës së saj të begatë në tenis.
Në fakt, Clijsters meçin e saj të fundit zyrtar e luajti sivjet në US Open, por me këtë duel revyal dëshiroi të përshëndetet nga tifozët e saj.
Duelin në Antwerpen e ndoqën 13 000 shikues, në mesin e të cilëve ishin e Princi Philip dhe princesha Matilde.
Përgjatë karrierës, Clijsters ka fituar 41 turne, nga të cilët edhe pesë Grand Slam.








