• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Benitez: “El Nino” por rikthehet

Publikuar: 12.12.2012 - 21:53

Londër, 12 dhjetor - Fernando Torres është shumë pranë rikthimit në formën më të mirë dhe atëherë do të kemi shansin të shohim sërish “El Ninon” e dikurshëm. Kështu mendon Rafael Benitez pas katër golave që spanjolli i shënoi në dy ndeshjet e fundit me Chelsean. “Më vjen mirë që tani po më drejtojnë gjithnjë e më pak pyetje për Fernandon, çka do të thotë se njerëzit janë mësuar duke e parë të shënojë”, tha trajneri përpara sfidës së nesërme me skuadrën meksikane Monterrey, në kuadër të Botërorit të klubeve.

“Të gjithë kanë folur për muaj të tërë se Torres duhet të shënonte më shumë. E shoh të lumtur në stërvitje dhe në hotel. E kam vënë re këtë ndryshim, gjë që më kënaq pa masë. Ai është rikthyer vetëm për arsye se skuadra ka punuar më shumë për të. Nuk është çudi që ta shikoni të rikthehet si në kohët e vjetra”, shtoi trajneri spanjoll.

Chelsea do të luajë kundër meksikanëve të Monterrey nesër në orën 11:30.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu