Barcelona nuk duhet të vetëkënaqet me fitoret

Artikujt tjerė
- Barcelona nuk duhet të vetëkënaqet me fitoret
- Cruyff mbetet pa punë në Meksikë
- Ronaldo 100 metra i kalon për 10 sekonda (video)
- Marca: Merr fund epoka Mourinho në Real Madrid
- Orlando Magic triumfon kundër Lakers
- Velez Sarsfield kampion i Argjentinës
- Futbollistët më të mirë të çdo dekade, prej vitit 1920
- Beckham i dha hijeshi futbollit në SHBA
- Mourinho "fton" tifozët ta fishkëllejnë
- Lojtari i futbollit amerikan vret të dashurën dhe veten
Barcelonë, 3 dhjetor - Sergio Busquets, futbollist i Barcelonës, paralajmëroi bashkëlojëtarët e tij që të mos vetëkënaqen, edhe pse në La Liga kanë 11 pikë më shumë se Real Madridi.
"Ka ende shumë për të luajtur deri në fund të kampionatit, kështu që ne nuk duhet të relaksohemi. Unë jam shumë i lumtur që kemi shënuar fillimin më të mirë në historinë e La Ligas, por ne duhet të vazhdojmë që të fitojmë. Është e rëndësishme që ne kemi shënuar fitore në pothuajse të gjitha ndeshjet deri më tani në sezon", tha Busquets.
Gjatë fundjavës Barcelona ka shënuar fitore në shtëpi me rezultat 5:1 kundër ekipit të Atleticos nga Bilbao, ndërsa dy gola i ka shënuar argjentinasi, Lionel Messi. Në 14 ndeshjet e para në La Liga, ekipi i Barcelonës ka shënuar 13 fitore dhe një barazim.








