Veteranët e Interit, të gjithë në rresht për uljen e pagës

Artikujt tjerė
- Veteranët e Interit, të gjithë në rresht për uljen e pagës
- Mourinho nuk mund ti harrojë interistët
- Përmbytet qendra stërvitore e Juves, dëmtohen lojtarët
- Mourinho ka përkrahjen e plotë të Realit
- Bayerni i Shaqirit kampion i dimrit dhe me rekord
- Messi, Ronaldo e Iniesta kandidat për Topi i Artë
- Schumi: Jam i kënaqur si e përfundova karrierën
- Moratti: Nuk po i bëjmë shantazh Sneijderit
- Serena Willams, lojtarja e vitit në WTA
- Perez e shet Kakan për tia rrit rrogën Ronaldos
Milano, 29 nëntor - Interi ka hyrë në procedurat e fair play-it financiar dhe shumë shpejt e gjithë skuadra duhet të përballet me politikën e re të klubit zikaltër, asnjë pagë më e lartë se 3 milionë euro. Për këtë arsye, të parët që pritet të përballen me këtë procedurë që do të nisë nga muaji janar e deri në verë gjithçka pritet të zgjidhet, do preken veteranët zikaltër, si për shembull Esteban Cambiasso, Diego Milito, Walter Samuel, por pa harruar këtu Dejan Stankoviq dhe Wesley Sneijder, që jo më kot është shndërruar në një çështje së fundmi. Për momentin, Esteban Cambiasso dhe Diego Milito kanë rroga faraonike, respektivisht prej 4.5 dhe 5.5 milionë euro. Por, duke parë moshën e tyre, presidenti Massimo Moratti vështirë se do të vazhdojë ti paguajë kaq, prandaj nga janari atyre do tiu komunikohet kontrata e re, e cila për Cambiasson dhe Militon nuk do ti kalojë tre milionë euro në sezon. Thënë ndryshe, dy argjentinasit rrezikojnë që tiu pritet rroga me afro 60 për qind, gjë që, siç thekson media italiane, mund të hapë skenarë alla Sneijder në radhët e zikaltërve. Gjithsesi, duke qenë se politika e re e klubit për të ulur shpenzimet tashmë njihet nga të gjithë, i vetmi që deri tani ka refuzuar ka qenë Wesley Sneijder, i cili nuk është i gatshëm të shkurtojë pagën e tij nga 5 milionë në vetëm 3 milionë, plus bonuset në varësi të rendimentit. Prandaj, siç thekson qartë edhe rregullorja e re, kushdo që nuk e pranon këtë, do të nxirret në shitje. Ideja e klubit është që tu besojë talenteve dhe brenda dy vjetëve të ardhshëm Interi duhet të jetë jo vetëm brenda parametrave të UEFA-s (të mos ketë shpenzime për paga më shumë se 45 milionë euro), por edhe të rifreskojë moshën e skuadrës, siç ka bërë në vitin e fundit me emra si Andrea Ranocchia, Juan Jezus, Filipe Coutinho, Fredi Guarin e të tjerë.











