• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Redknapp mund të emërohet trajner i Ukrainës

Publikuar: 21.11.2012 - 10:15

Londër, 21 nëntor - Ish-trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, pritet të emërohet seleksionues i Përfaqësueses së Ukrainës, njoftuan të martën mediumet e huaja. Redknapp aktualisht është i papunë dhe njoftohet se është kontaktuar nga krerët e Federatës së Futbollit të Ukrainës. Ai në postin e seleksionuesit pritet ta zëvendësojë Oleg Blokhinin, i cili muajin e shkuar mori postin e trajnerit te Dynamo Kievi. "Redknapp është një zgjidhje e mirë dhe ne jemi të gatshëm për ta parë atë në krye të ekipit tonë", thuhet në komunikatën e Federatës ukrainase. Ditë më parë ofertën e kësaj federate e refuzoi ish-ylli i Përfaqësueses së Ukrainës, Andriy Shevchenko. Përfaqësuesja e Ukrainës aktualisht është pa seleksionues.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell