• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Mike D'Antoni me Lakersin debuton me fitore

Publikuar: 21.11.2012 - 10:14

Los Angeles, 21 nëntor - Në natën mes të martës dhe të mërkurës janë luajtur vetëm tri ndeshje në NBA, me ç’rast fitore kanë realizuar Los Angeles Lakers, New York Knicks dhe Philadelphia.

Mike D'Antoni ka debutuar me fitore si trajneri i Lakers Los Angeles, pasi që ekipi nga qyteti i ‘engjëjve’ ka triumfuar kundër Brooklyn Nets me rezultat 95:90, me që rast Lakersat kanë arritur fitoren e pestë, që nga largimi i trajnerit, Mike Brown.

Kobe Bryant shënoi 25 pikë, ndërsa Dwight Howard shtoi 23 me 15 kërcime. I shkëlqyeshëm në këtë ballafaqim ishte edhe spanjolli, Pau Gasol, i cili shënoi 17 pikë, 11 kërcime dhe 7 asistime.

Tek ekipi i  Netsave lojtarët më të dalluar ishin, Deron Williams me 22 pikë dhe 10 asistime dhe me 23 pikë e 7 kërcime, Brook Lopez.

Deri tek fitorja e tetë në kampionat arritën edhe lojtarët e Knicks, të cilët triumfuan kundër  New Orleans Hornets me rezultat 102:80.

Philadelphia 76ers shënoi fitoren e tretë radhazi, pasi ka mposhtur Toronto Raptors me rezultat 106:98.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu