United me ekip të dytë kundër Galatasarayt

Artikujt tjerė
- United me ekip të dytë kundër Galatasarayt
- Plas sherr në kampin e Chelseat
- Bayerni dëshiron vetëm fitore kundër Valencias
- "Mirëseardhje" si në vitin 1993 (video)
- Vilanova: Sdo kemi mëshirë në Moskë
- Vetëm policia mund ta ndal Ronaldon
- Xavi, as për 21 milionë euro nuk dëshiron ti bashkohet Etoo
- Nadal i rikthehet stërvitjeve (video)
- Neymar, lojtar i përsosur për marketingun e Barças
- Mike DAntoni angazhon të vëllanë si asistent të tij në Lakers
Stamboll, 20 nëntor - Chelsea në krizë. Roberto Di Matteo nga altari i Champions-it në pluhurin e tre fitoreve në shtatë ndeshjet e fundit. Roman Abramovich dëshiron Pep Guardiolën, ndërsa në dhomat e zhveshjes kanë nisur përçarjet. Torres dhe David Luiz janë drejt largimit nga Stamford Bridge dhe, nëse blutë nuk do të marrin rezultate pozitive kundër Juventusit dhe Cityt, atëherë do të bëjnë kokë turku trajnerin. Është kjo situata në kampin e kampionëve të Evropës në prag të sfidës vendimtare në Torino.
Dhe me tre fitore në shtatë ndeshjet e fundit bosit Abramovich i ka sosur durimi, aq më tepër kur ka mësuar se Pep Guardiola do të ishte shumë i lumtur nëse ai do ti ofronte të ulej në Stamford Bridge. Manjati i naftës nuk është i vetmi i pakënaqur. Peter Cech ishte lojtari që nisi një debat të ashpër në dhomat e zhveshjes pas humbjes 2-1 me Bromwichin. Portieri ishte i zemëruar nga paraqitja e mbrojtjes dhe, siç raporton shtypi britanik, janë dëgjuar fjalë Gjepura të gjithë e dini, apo edhe Ju e quani veten fitues të Champuions League?. Në debatin mes lojtarëve është përmendur shpesh dhe emri i trajnerit, ndërsa DailyMail shton se shënjestra e gardianit çek ka qenë David Luiz. Qendërmbrojtësi brazilian ka dalë më shumë seç duhej nga detyrat taktike të trajnerit. Nuk është çudi që Chelsea hyn në krizë sa herë mungon kapiteni Terry. Pak minuta pas debatit, Di Matteo u shfaq i qetë para gazetarëve por, nëse londinezët nuk japin shenja jete sot kundër kampionëve të Italisë, ai rrezikon më shumë se kurrë që brenda javës të kthehet nga një hero, në një të papunë. Thuhet se dy të sakrifikuarit që do të ulen në stol sot janë Torres dhe David Luiz. Tani mbetet vetëm për ta verifikuar.






