• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Bayerni dëshiron vetëm fitore kundër Valencias

Publikuar: 20.11.2012 - 18:09

Munich, 20 nëntor - Ndryshe nga Bayern Munich që nuk ka fituar asnjëherë në “Mestaja”, përveç Javier Martinezit, njeriu që ka dalë fitues nga ai stadium ka qenë edhe trajneri Jupp Heynckes. Tekniku gjerman fitoi Champions-in në 1998-ën me Realin por, përveç madrilenëve, ka drejtuar si Atletiko Bilbaon, ashtu edhe Tenerifen, ku ndaj Valencias ka një bilanc prej pesë fitoreve, dy barazimeve dhe shtatë humbje. Duke pasur eksperiencën e duhur në Champions, Heynckes gjatë konferencës për shtyp analizon anët e forta dhe të dobëta të Valencias, por nuk harron t’i bëjë mirë llogaritë për t’u kualifikuar. “E njoh shumë mirë atë klub, por për ne pak rëndësi ka përballë kujt luajmë. Kemi udhëtuar për fitore, ose më saktë për të mbajtur vendin e parë në grup. Kemi kapacitet e duhura për t’ia dalë në këtë përballje. Valencia është një ekip i fortë dhe i kujdesshëm. Nëse ju përmendni Soldadon, unë mendoj se nuk kanë vetëm Roberton”, nënvizoi Heynckes.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 28°CI kthjellėt
Tiranė 28°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 33°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell