• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Barcelona më e shtrenjtë se Reali

Publikuar: 02.11.2012 - 22:04

Berlin, 2 nëntor - Portali i njohur gjerman “Transfermarket” ka bërë një studim mbi vlerën e klubeve evropiane, në të cilin katalanasit prijnë në pozitën e parë me 651 milionë euro.

Portali gjerman ka klasifikuar skuadrat evropiane mbi bazën e vlerës në treg të lojtarëve të tyre, teksa Barcelona duket e pakapshme edhe prej Realit Madridit, me këtë të fundit që kap vlerën e 601.3 milionë eurove.

Në vendin e tretë gjendet Manchester City me 498.25 milionë, i përcjellë nga rivalët e qytetit Manchester United, me 441 milionë. Në vendin e pestë pozicionohet gjiganti gjerman Bayern (415.95 milionë), i gjashti Chelsea (387 milionë), që lë mbrapa PSG-në e sheikëve (308.25 milionë).

E vetmja skuadër italiane që ka hyrë në top 10-shen e parë është Juventusi (307.02 milionë euro), që pasohet nga Arsenali (285.75 milionë) dhe Tottenhami (261 milionë).

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 10°CI kthjellėt
Tiranė 10°CI kthjellėt
Shkup 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme