• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Votat e Messit për Topin e Artë

Publikuar: 02.11.2012 - 21:04

Barcelonë, 2 nëntor – Lionel Messi ka vendosur se kë do të votojë për Topin e Artë FIFA. Në një intervistë për gazetën ‘Sport’, ylli i Barcelonës zbuloi të preferuarit e tij për çmimin më të madh individual në futboll.

“Vitin e kaluar votova Xavi, Iniesta dhe Kun Aguero. Besoj që edhe këtë vit do të bëj të njëjtën gjë. Xavi dhe Iniesta me siguri do të jenë në listën time, por mund të shtoj se i treti do të jetë dikush nga Higuain, Di Maria ose Aguero”, u shpreh Messi.

Kur gazetari i bëri të ditur se Higuain dhe Di Maria (lojtarë të Realit) nuk janë në mesin e 23 finalistëve, kështu që nuk mund të votohen, Messi tha: “Atëherë vota ime e tretë do të shkojë për Agueron”, transmeton TCH

Barcelona dhe Reali i Madridit kanë numrin më të madh të lojtarëve kandidatë në listën e finalistëve, përkatësisht 5 katalanasit dhe 6 madrilenët. Sa i përket kombëtareve, Spanja dominon me 7 futbollistë kandidatë, ndërsa Italia, që bëri një paraqitje të mirë në Euro 2012, pavarësisht humbjes së turpshme 4:0 në finale, konkuron me 3 lojtarë - Pirlo, Bufon dhe Balotelli.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell