• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Zbulohet kontrata e fshehtë e Barcelonës për blerjen e Neymarit?

Publikuar: 27.10.2012 - 13:57

Barcelonë, 27 tetor - Talentin e madh brazilian, Neymar mediumet më së shpeshti e kanë lidhur me Barcelonën, Real Madridin, Chelsean, Manchester Cityn dhe PSG-në. Mediumet spanjolle tash e një kohë shkruajnë se ai tashmë ka nënshkruar një parakontratë me Barcelonën. Gazeta sportive katalanase “El Mundo Deportivo” sot shkruan se Barcelona dhe ekipi brazilian i Neymarit, Santos, vërtetë kanë nënshkruar kontratë të fshehtë. Për këtë ofrojnë edhe “dëshmi”. Sipas gazetës, në raportin vjetor të barcelonës, në faqen 187 shkruan se si klubi në korrik të këtij viti ka nisur operacionin me vlerë prej 40 milionë eurove. 10 milionë tashmë janë paguar, shkruan gazeta katalanase, duke shtuar se është shumë e qartë se bëhet fjalë për Neymarin. Mirëpo, ekziston edhe klauzola se kontrata mund të shkëputet nëse dikush ofron 80 milionë euro. Duke pasur parasysh që kjo oferë është pak e besueshme, gazeta konkludon që Neymar tashmë është lojtar i ri i Barcelonës. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell