• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Vettel niset i pari për Çmimin e Madh të Indisë

Publikuar: 27.10.2012 - 12:35

New Delhi, 27 tetor – Në kualifikimet e sotme (pole position) për Çmimin e Madhe të Indisë, gjermani  Sebastia Vettel vërtetoi se është në formë të shkëlqyeshme. Me Red Bullin e tij ai arriti kohën më të mirë, që është hera e pestë për të në këtë sezon dhe i 35-ti në karrierën e tij. I dyti u rendit Mark Webber dhe kjo është hera e tretë rresht që ekipi Red Bull fiton dy vendet e para tre herë resht, gjë që nuk ka ndodhur që nga viti 2007, kur një triumf të tillë e realizoi McLaren.

Pra, pas Vettelit do të niset kolegu i skuadrës Mark Webber, kurse nga pozitat 3 dhe 4 do të startojnë dy vozitësit e McLarenit, Lewis Hamilton dhe Jenson Button.

Ferrari sërish dështoi. Fernando Alonso do të niset nga pozita e 5-të.

Gara për Çmimin e Madh të Indisë do të zhvillohet të dielën nga ora 10 e 30 minuta sipas kohës sonë. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell