• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Wenger: Mos prisni trofe nga Arsenali deri në 2014

Publikuar: 26.10.2012 - 19:41

Londër, 26 tetor - Trajneri Arsene Wenger u ka thënë tifozëve që të mos presin trofe deri në vitin 2014. Sipas tij, suksesi më i madh për “topçinjtë” do të jetë që të dalin të katërtit në renditje dhe të kenë mundësi që të kualifikohen për në Champions League. “Për mua janë pesë trofe, Premier League, më pas Championsi, i treti të kualifikohemi në Champions, i katërti FA Cup dhe i pesti League Cup”, tha Vengeri. Më tej shtoi: “Lojtarët më pyesin a jeni ju në Ligën e Kampioneve. Një lojtar i ri nuk do t’ia dijë nëse ke fituar League Cup. Për ne do të jetë trofe që të dalim të katërtit këtë vit. Deri në vitin 2014 mos prisni nga Arsenali trofe të mëdhenj”. Francezi më pas tha se skuadra e nisi shumë mirë sezonin dhe se më pas gaboi në dy takimet e radhës. “Besoj se do të kemi një vit të mirë dhe lojtarët do ta tregojnë që kam të drejtë”.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 33°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 33°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 37°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell