Ofertë interesante: Totti zgjedh e merr cilindo ekip rus

Artikujt tjerė
- Ofertë interesante: Totti zgjedh e merr cilindo ekip rus
- Megjithatë, Bolt nuk do të bëj gara në kërcim së gjati
- Pse karrigia 10-D në aeroplan rezervohet vetëm për Jose Mourinhon?
- Prandelli hap dyert për Cassanon
- Vilanova: Merituam të fitojmë kundër Celtic
- Chicao Bulls mposhti nënkampionin e NBA-së
- Di Matteo: Shakhtarin do ta mundim në Stramford Bridge
- Portieri pret tri herë penalltinë e njëjtë (video)
- Dortmundi kërcënon Realin
- Top-boksierët që u shndërruan në politikanë
Moskë, 24 tetor - Shumë klube gjatë dekadës së fundit janë përpjekur për ta transferuar Francesco Tottin dhe tani që "Princi Romak" ndodhet pranë përfundimit të karrierës së tij ende po i vijnë oferta që të largohet nga AS Roma.
Totti gjatë karrierës së tij refuzoi kontrata të majme, nuk dëshiroi të shkojë në Real Madrid sepse ka dashuri të madhe për klubin e Romës, në të cilin ekip me siguri se do të përfundojë edhe karrierën e tij.
Edhe pse është 36 vjeç, "Princi i Romës" mund të largohet nga "Ujkonjat"shkaku se i oshtë ofruar një mundësi që të luaj në futbollin rus, por kjo është paksa e pabesueshme që do të ndodhë me të vërtetë.
"Nëse dëshiron, ne mund ti gjejmë atij një klub brenda 24 orëve dhe se paratë nuk janë problem dhe mund të fitoj aq shumë sa të dëshiroj", tha Nikita Simon, nënkryetar i Federatës së Futbollit të Rusisë, i cili është më përgjegjësi për ardhjen e trajnerit italian, Fabio Capellos në krye të shtabit teknik të kombëtares ruse.
Simon e pëlqen aq shumë lojën e Tottit sa që do të bënte çdo gjë vetëm e vetëm ta sheh sulmuesin italian në ligën elitare ruse, por shumë pak adhurues të futbollit mund ta imagjinoj legjendën e Romës në ndonjë fanellë tjetër.







