• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Stramaccioni: Kjo ishte ndeshja jonë më e mirë e sezonit

Publikuar: 22.10.2012 - 12:57

Milano, 22 tetor – Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni tha pas fitores me rezultat 2:0 kundër Catanias se të besuarit e tij kanë shfaqur ndeshjen më të mirë të sezonit.

"Unë jam i lumtur për ndeshjen e shkëlqyer në mbrojtje, sepse kemi punuar në atë aspekt më së shumti. Kundër Catanias, ne kemi dërguar një mesazh të qartë se duam të fitojmë sepse luajtëm me tre sulmues, krijuam raste dhe nuk i kemi lejuar rivalit të shfaq lojë të mirë. Jam shumë i lumtur si kemi luajtur, kjo ishte ndeshja jonë më e mirë e sezonit", tha Stramacconi.

Inter, pas kësaj fitore ka tubuar 18 pikë nga tetë ndeshje të zhvilluara gjer më tani në Serie A. “Nerazurrët” pas triumfit ndaj sicilianëve janë ngjitur në vendin e katërt të renditjes tabelore të ligës italiane ndërsa javën e ardhshme do të luajnë si mysafirë të Bolognas 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CShi i lehtė
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu