• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Pogba: Viera më tha të largohem nga United

Publikuar: 22.10.2012 - 12:27

Torino, 22 tetor – Futbollisti i Juventusit, Paul Pogba zbuloi se e këshilloi Patrick Vieira që të largohet nga Manchester United dhe të shkoj në radhët e kampionëve italian.

Vieira ka veshur fanellën e Juventusit në sezonin 2005/2006 dhe vitin e kaluar ka punuar si konsulent në klubin e Manchester Cityt.

"Kanë qenë disa klube të interesuara për mua, por unë kam kërkuar që të nënshkruaj me Juventusin. Shumë lojtarë francezë kanë luajtur këtu, njëri prej tyre është Patrick Vieira, i cili më këshilloj që të vijë në Torino", tha Pogba, i cili shënoi golin e parë në karrierë për ‘bianconerri’ kundër Napolit fundjavën e kaluar.

Menaxheri Alex Ferguson i Unitedit refuzoi t’i ofrojë Pogbas kontratën e parë profesional me klubin dhe në këtë mënyrë, francezi i ri gjatë verës u largua nga “Old Trafford”.

"Unë nuk pres urime nga Ferguson. Jam krenar që luaj në Juventus dhe që po më shkon mirë. Ndonjëherë kam luajtur në mes të fushës, nganjëherë anash, por gjëja më e rëndësishme është që të luaj", shtoi 19-vjeçari, Pogba.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė31°C
Tiranė33°CMe diell
Shkup34°CMe diell