Mourinho: Tifozët e vërtetë më duan

Artikujt tjerė
- Zidane i gatshëm që një ditë të bëhet trajner i Francës
- Suedia pa Ibran kundër Gjermanisë
- Mourinho: Tifozët e vërtetë më duan
- Rodgers kopjon skemën e Fergusonit ?!
- Laporta sulmon Rosellin: Je i padobishëm për Barçan
- Kërcënohet me vdekje boksieri anglez
- Abramovich e jep aminin për blerjen e Falcaos
- Allegri: Berlusconi ka besim te unë
- Morati e telefonon Stramaccionin mbi 20 herë në ditë
- Liverpool mbetet në Anfield
Madrid, 15 tetor - Trajneri i Realit, Jose Mourinho, iu përgjigj në mënyrën e tij origjinale kritikave për rezultatet e arritura nga klubi, i shkëputur tetë pikë pas Barcelonës në kampionat.
Tifozët e vërtetë të Realit më duan. Disa jo, pa dyshim, por tifozi i vërtetë i rrugës më ndalon dhe është shumë i dhënë pas meje. Kush mendon se mund të largohem për shkak të fyerjeve personale nga ana e tifozerisë gabohet. Megjithatë, diçka e tillë më zhgënjen. Unë kam fëmijë dhe një grua që vuajnë për shkak të këtyre episodeve, u shpreh trajneri portugez, transmeton TCH.
Duke u ndalur në klasiken e përfunduar në barazimin 2-2, ku gjithsesi katalanasit u dukën superiorë në lojë, Mourinho tha për të përditshmen AS. Për mua, kryesorja ishte të fitoja skuadrën time, pa menduar për pikët. Ishim tetë pikë diferencë dhe mund të mbeteshim pesë apo 11 pas kësaj ndeshje, por ajo që më bëri të lumtur ishte që rigjeta skuadrën time.
Përsa i përket fillimit zhgënjyes të Modric, Mourinho shtoi: Është e rëndësishme që në këtë moment ta lënë të qetë Modric. Ai është një futbollist fantastik, por ka nevojë për kohë për tu përshtatur. Essien ka qenë nën drejtimin tim për tre vjet dhe di praktikisht gjithçka mbi futbollin. Për të, ka qenë më e lehtë të futet në mekanizmat e skuadrës.










