Rodgers kopjon skemën e Fergusonit ?!

Artikujt tjerė
- Rodgers kopjon skemën e Fergusonit ?!
- Laporta sulmon Rosellin: Je i padobishëm për Barçan
- Kërcënohet me vdekje boksieri anglez
- Abramovich e jep aminin për blerjen e Falcaos
- Allegri: Berlusconi ka besim te unë
- Morati e telefonon Stramaccionin mbi 20 herë në ditë
- Liverpool mbetet në Anfield
- Vettel nga viti 2014 në Ferrari!
- Asgjë nga shtrirja e NBA-së në Evropë
- Liverpool mund të largohet nga Anfield
Liverpool, 15 tetor - Brendan Rodgers ka kopjuar skemën e Alex Fergusonit të vitit 1993. Ai ka bërë një mbledhje me futbollistët e tij dhe u ka nxjerrë tri zarfe. Brenda këtyre zarfeve janë tre emra. Bëhet fjalë për tre futbollistë, që do të na tradhtojnë këtë sezon. Me paraqitjet e tyre do na dënojnë për të arritur objektivat që kemi. Shpresoj që të luftojmë të gjithë dhe në fund të sezonit këto zarfe të jenë me emra bosh, u shpreh Rodgers. Në fakt, edhe pse një fjalim i kopjuar, ai ka funksionuar duke emocionuar futbollistë si Gerrard apo Suarez. Lojtarët e Liverpoolit i kanë premtuar trajnerit të tyre një impenjim dhe motivim maksimal për pjesën e mbetur të sezonit. Ju jeni gjithçka për mua. Zgjohem çdo mëngjes duke menduar për ju dhe fle me të njëjtin mendim. Nuk dua të më tradhtoni. Është e rëndësishme që të qëndrojmë të bashkuar, për të përballuar me sukses çdo pengesë, shtoi Rodgers. Në fakt, Liverpooli synon të fitojë titullin kampion Anglie sivjet, për të barazuar edhe numrin e titujve me rivalët historik të Manchester United.








