Arsenali nuk ia plotëson kërkesën Walcottit

Artikujt tjerė
- Arsenali nuk ia plotëson kërkesën Walcottit
- Neymar, i kaparuar nga Barcelona
- Kinezët i ofrojnë Lampardit 19 milionë euro në vit
- Virusi FIFA sëmur 14 katalanas, Vilanova me të rinjtë
- Tare sjellë edhe Mehmedin në Lazio?
- Lahm kundër presidentit të Bayernit
- Marquez: Guardiola mund ta drejtojë Arsnalin
- Juventus përcjell Osvaldon e Romës
- Santosi bën ofertë për Robinhon
- Juventus heq dorë nga ndjekja e Jovetiqit
Londër, 10 tetor - Presidenti i Arsenalit, Peter Hill-Wood e ka paralajmëruar mesfushorin Theo Walcott se nuk e ka ndërmend t'i ofrojë pagë "marramendëse" për ta ndalur në "Emirates", njoftuan mediumet angleze. Walcott, 23-vjeçar, ka kontratë me Arsenalin deri në fund të këtij edicioni, kurse ditë më parë ka refuzuar kontratën e re për shkak se ka kërkuar pagë më të lartë.
"Ne e kemi dhënë ofertën tonë dhe nuk e kemi ndërmend të grabitim ndonjë bankë vetëm për ta ndalur Walcottin. Nëse dëshiron të jetë pjesë e Arsenalit, atëherë duhet t'u përshtatet kushteve tona", ka paralajmëruar Hill-Wood.
Interesim për transferimin e sulmuesit anësor anglez kanë shprehur Manchester City, Chelsea dhe Juventus.










