• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Alarmohen United dhe Barça: Hummels dëshiron të largohet nga Dortmundi

Publikuar: 10.10.2012 - 11:47

Dortmund, 10 tetor - Një nga lojtarët më të mirë të Borussia Dortmundit, Matts Hummels ka thënë se një ditë do të largohet nga "milionerët" dhe të provoj fatin e tij jashtë vendit.

Ekspertët e futbollit në Evropë, Hummelsin aktualisht e konsiderojnë si një prej mbrojtësve më të mirë ndërsa për shërbimet e tij thuhet se janë të interesuara Manchester United dhe Barcelona.

"Një ditë, unë do të doja të kaloja në ndonjë klub të madh. Do të ishte mirë po të shkoja në një klub të ri dhe unë kam marrë tashmë disa oferta nga klube të huaja", tha 23-vjeçari Hummels.

Ai nënshkroi verën e kaluar një kontratë të re pesë-vjeçare me kampionët aktual të Bundesligës gjermane.

"Megjithatë, unë i thashë vetes se nuk është koha për një transferim të tillë, kështu që unë e zgjata kontratën. Kur jeni në ju, ju nuk duhet të pranoni çfarë do oferte që arrin. Në Bundesliga klubin tim mund ta konkurroj vetëm Bayerni, ndërsa në Evropë katër ose pesë klube, ftesat e të cilëve nuk mund t’i refuzoj," tha reprezentuesi gjerman.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CKryesisht me vranėsira
Shkup 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu