• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Loeb fiton titullin e nëntë rresht në rally

Publikuar: 08.10.2012 - 09:07

Paris, 8 tetor - Francezi Sebastian Loeb ka siguruar titullin e tij nëntë rresht në rally të dielën, pasi fitoi garën në Francë. Për të, kjo ishte fitorja e tetë këtë edicion.

Loeb 38-vjeçar, që ka paralajmëruar se nuk do të mbrojë titullin e tij vitin e ardhshëm, ka shënuar fitoren e tij rekorde të 75-të për Citroenin, në vendlindjen e tij Haguenau, në lindje të Francës.

Fitorja e tij po ashtu i dha skuadrës Citroen titullin e tetë të konstruktorëve, ku kolegu i tij në Citroen, Mikko Hirvonen nga Finlanda doli i dyti në renditjen e përgjithshme.

Loeb tash ka 244 pikë në renditjen e përgjithshme, 71 më tepër se Hirvoneni, ndërsa deri në fund kanë mbetur vetëm edhe dy gara (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”).

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 27°CI kthjellėt
Shkup 31°CShi i lehtė
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell