• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Në “El Classico” tifozët e Barçës do të ‘demostrojnë’

Publikuar: 05.10.2012 - 12:19

Barcelonë, 5 tetor – Të dielën në “Camp Nou” do të zhvillohet “El Classico” e parë e këtij sezoni në La Liga, ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, ndërsa sipas asaj që paralajmërojnë mediat spanjolle, kjo ndeshje do të shfrytëzohet që katalonasit të kërkojnë pavarësinë. Pritet që para, gjatë dhe pas ndeshjes, tifozët e Barcelonës, ‘Barca Fanatics’, të kërkojnë pavarësinë e Katalunisë nga Spanja. Në “Camp Nou” gjithçka do të jetë me ngjyrat blaugrana dhe flamuj të krahinës që prej vitesh kërkon largimin nga mbretëria spanjolle. Tani më në media është prezantuar edhe koreografia kryesore e vendasve, për “El Classicon” e të dielës. Grupi i tifozëve dëshiron që me anë të kësaj ndeshje, e cila ndiqet në mbarë rruzullin tokësor nga qindra milionë teleshikues, të prezantojnë para botës mbarë çështjen e tyre. Kujtojmë që në 11 shtator rrugët e Barcelonës u mbushën nga qindra mijëra qytetarë, të cilët protestuan në rrugë pro pavarësisë së Katalunisë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell