• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Liverpool, a është përtac?

Publikuar: 05.10.2012 - 11:57

Liverpool, 5 tetor - Lojtarët e Liverpoolit kanë zhgënjyer adhuruesit e ekipit në "The Anfield Road" me rastin e humbjes së ndeshjes së mbrëmshme kundër Udineses me rezultat 3:2.

Menaxheri i "The Reds", Brendan Rodgers ishte i zhgënjyer pas disfatës së re në këtë sezon, kryesisht për shkak të paraqitjes së dobët dhe problemeve të cilat ekzistojnë që nga fillimi i sezonit.

"Ne ishim shumë, shumë të mirë në pjesën e parë, megjithatë, problemet që lindin në 15-të ose 20-të minutat e para të pjesës së dytë, po na përcjellin që nga fillimi i sezonit", tha Rodgers.

Megjithëse, Liverpool kaloi në epërsi në minutën e 23-të në saje të golit të Jonjo Shelvey, mysafirët kthyen rezultatin në favor të tyre në minutën e 70-të me anë të autogolit të Sebastien Coates dhe të mesfushorit italian, Giovanni Pasquales në të 72-të. Tre minuta më vonë, Luis Suarez zvogëloi avantazhin e italianëve, por kjo ishte e gjitha nga ana e "The Reds". Paraprakisht golin e barazimit e shënoi reprezentuesi italian, Antonio di Natale me të filluar pjesa e dytë, përkatësisht në minutën e 46-të.

"Ne kemi humbur përqendrimin dhe u bëmë dembel ku pikërisht në këtë periudhë ata erdhën në epërsi prej 3:1. Pranuam dy gola shumë të lehtë, kjo është ajo që ne kemi nevojë për ta përmirësuar. Nuk mund të shënojmë vazhdimisht nga tre, katër ose pesë gola për të fituar" përfundoi menaxher i pesë herë kampionëve evropian.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 20°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme