Fabregas mirë po aktron, Medel dy ndeshje moslojë (video)

Artikujt tjerė
- Fabregas mirë po aktron, Medel dy ndeshje moslojë (video)
- Alvarez në Arsenal, Walcott në Inter
- Milan gjatë janarit do ti blejë tre lojtarë
- Ferdinand edhe zyrtarisht nuk ka vend në kombëtare
- Lavezzi nxehet me Carlo Ancelottin (video)
- Blanc akuzon federatën franceze për largimin e tij
- Schumi, përfundimisht i thotë lamtumirë Formula 1
- Jose Mourinho pajtohet me Sergio Ramosin
- Mancini realist: Nuk e kemi merituar një pikë
- Mourinho në PSG: Pse jo!?
Barcelonë, 4 tetor Deklarata e Cesc Fabregas se ishte ndjerë i kërcënuar nga Gary Medel në ndeshjen mes Sevillas dhe Barcelonës bëri xhiron e botës por komisioni i disiplinës në federatën spanjolle të futbollit bëri të ditur se mesfushori katalonas e ka ekzagjeruar me reagimin e tij. Komisioni Disiplinor i Spanjës, mori në shqyrtim rastin e ndeshjes së të shtunës, të fituar nga katalonasit në minutat e fundit kur Sevilla ishte me 10 lojtar në fushë dhe vendosi të pezullojë për dy ndeshje lojtarin e andaluzianëve pasi gjesti i tij ndaj Fabregas është i ndëshkueshëm, por reagimi i mesfushorit të kombëtares spanjolle është i ekzagjeruar, pasi Medel thjesht sa i mbështet kokën në ballin e tij dhe nuk e godet lojtarin, që në shtyp e fryu kaq shumë këtë çështje, aq sa pushtoi dhe faqet e revistave kryesore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e cilësuan Fabregasin si një futbollist balerin.






