• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Buffon: Evropa një obsion

Publikuar: 01.10.2012 - 22:31

Torino, 1 tetor - Gianluiggi Buffon ka qenë i nervozuar pas suksesit me Romën, por në të njëjtën kohë i elektrizuar për forcën që shfaqi Juventusi, mbi të gjitha në pjesën e parë. “Të shtunën kemi bërë një ndeshje të çmendur, e dominuam krejtësisht, por të them të vërtetën në pjesën e dytë ndihesha si një bishë e tërbuar. Kur i kemi në dorë kundërshtarët nuk duhet të kemi mëshirë për ta. Roma u dorëzua brenda 19 minutave të para, por më vjen inat që pësova atë gol në pjesën e dytë. Ai erdhi nga pika e penalltisë, por edhe 11-metërshi u shkaktua si rrjedhojë e faktit që toleruam disi kundërshtarin”. Me tre gola të pësuar në gjashtë ndeshje kampionat dhe me një mesatare më të larte se dy gola për ndeshje, ky Juventus mund të fluturojë sivjet. “Në Itali jemi skuadra më e fortë për momentin, ndonëse Napoli duket se po mban ritmin tonë. Gjithsesi, nga këtu e deri në dimër ne duam t’i japim një marsh më shumë sezonit tonë, në mënyrë që vitin 2013 ta nisim me gazin në maksimum në Ligën e Kampioneve. Champions- i, ëndrra në sirtar? Pse jo, kujtimet e humbjes me Milanin në ‘Old Trafford’ i kam ende të freskëta, prandaj sivjet, duke parë forcën tonë ‘vrasëse’, kam bindjen se duke punuar edhe më shumë mund të arrijmë të jemi protagonistë edhe në Evropë. Liga e Kampioneve na ka munguar, prandaj nëse në sezonin e kaluar ishim të pathyeshëm në Serinë A, sivjet do të jemi të frikshëm në garën më të rëndësishme për klube. Sacchi tha, Juvja në nivelin e më të fortave të Evropës? Shpresoj që një mjeshtër si ai të ketë të drejtë, sepse realisht deri tani kemi ofruar një lojë fantastike. Jemi agresivë në çdo repart dhe kam bindjen se duke vazhduar me këtë ritëm, Barcelona, Reali i Madridit, Bayerni i Munichut apo dy Manchesterët bëjnë mirë që të na llogarisin edhe ne, sepse Chelsea na nënvlerësoi dhe u njoh me forcën tonë. Gjithsesi, testi i së vërtetës do të jetë ai kundër Shakhtar Donetskut”, theksoi kapiteni i bardhezinjve.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell