Gerrard: Te Liverpooli kurrë nuk do të shpallem kampion

Artikujt tjerė
- Gerrard: Te Liverpooli kurrë nuk do të shpallem kampion
- Sammer: Bayerni është i dobët
- Lampard dhe Cole largohen në janar
- Hamas i shpall luftë Barcelonës
- Federer vazhdon të kryeson ATP listën botërore
- Ferdinand refuzon kombëtaren shkaku i Hodgsonit
- Danimarka organizatore e kampionatit evropian në not
- Shqiptari në Itali kap bastin 100 mijë euro
- Nani në Inter, Sneijder në United
- Shumë lojtarë nuk e meritojnë fanellën e Romës
Liverpool, 1 tetor - Zor se te Liverpooli mund të gjesh një kapiten që mund të ketë sakrifikuar më shumë në emër të klubit të tij, por kjo nuk e pengon Steven Gerrardin që të pranojë se titulli i Premier Leagues do të mbetet një ëndërr në Anfield Road. Mesfushori 32-vjeçar shkruan në autobiografinë e tij Historia ime tek Liverpooli se kjo do të ishte një mrekulli nëse do realizohej. Do të ishte një mrekulli, nëse unë do realizoja ëndrrën time me Liverpoolin. E them këtë për shkak të moshës sime dhe paraqitjes së skuadrës në sezonet e fundit. Unë kam edhe shumë vite për të luajtur, por kjo po bëhet më e vështirë edhe për shkak të rivalitetit në Angli. Nuk është vetëm United dhe Arsenali, por edhe City, Chelsea e Tottenhami. Sezonin e fundit ne u renditëm në vend të 8-të. Nëse gjërat shkojnë mirë këtë vit dhe ne kemi pak më shumë fat, atëherë kemi shanse 50-50 për të arritur në katër vendet e para, shkruan lideri i 18 herë kampionëve të Anglisë.










