Sammer: Bayerni është i dobët

Artikujt tjerė
- Sammer: Bayerni është i dobët
- Lampard dhe Cole largohen në janar
- Hamas i shpall luftë Barcelonës
- Federer vazhdon të kryeson ATP listën botërore
- Ferdinand refuzon kombëtaren shkaku i Hodgsonit
- Danimarka organizatore e kampionatit evropian në not
- Shqiptari në Itali kap bastin 100 mijë euro
- Nani në Inter, Sneijder në United
- Shumë lojtarë nuk e meritojnë fanellën e Romës
- Barça humb Alcantaran por fiton Puyolin e Iniestan
Munich, 1 tetor - Edhe pse Bayern Munich e ka startuar me seri fitoresh këtë sezon (nëntë fitore) duke mos humbur asnjë pikë, paraqitja e dobët ndaj Werder Bremenit bëri që drejtori sportiv, Mathias Sammer, të hedhë poshtë gjithçka. Ish-trajnerit të Borussia Dortmundit nuk i mjaftojnë 6 fitore radhazi, starti më pozitiv i gjithë historisë së klubit, duke shënuar 19 dhe pësuar 2 gola. Sipas tij, kjo skuadër edhe pse kryeson tabelën, paraqitja e tyre nuk mjafton për të festuar në fund në ballkonin e komunës. Për mua, starti historik nuk ka kuptim. Ti mund të përpiqesh të vallëzosh në ndonjë ballkon të Munichut, por të ngjitesh në ballkonin e komunës deri tani nuk i plotëson kriteret. Për mua rëndësi ka paraqitja dhe ecuria e skuadrës, sa konstantë dhe se si e përdorin topin në fushë, pasi me shifra dhe statistika topi mund të ndalet edhe në portën tonë,- deklaroi Sammer, duke kritikuar paraqitjen ndaj Werderit. Analiza ime nuk bazohet te shifrat apo te rezultati, pasi edhe po të dilnim 0-0, kritika bëhet për paraqitjen dhe lojën e tyre në fushë. Ne nuk u treguam të zgjuar, të gjallë gjatë lojës. Ishim për turp. Për 45 minuta ne nuk krijuam dot një shans goli,- shtoi drejtori sportiv, i cili kërkon të ulë euforinë e bavarezëve, pasi shumë herë e kanë pësuar nga mbivlerësimi. Fakt është se edhe në sezonin e kaluar Bayerni startoi duke shënuar 18 gola dhe pësuar vetëm një, duke grumbulluar 15 pikë në gjashtë javët e para (0-1 në start humbi me Gladbachun). Gjithashtu lanë pas me 8 pikë Dortmundin, por në fund verdhezinjtë u shpallën kampionë. Por, për të mos nxjerrë keq trajnerin, Sammer i thur elozhe strategjisë së Jupp Heynckesit, i cili bëri zëvendësimet e duhura ndaj Werderit. Trajneri reagoi shumë mirë. E mësoi çfarë i mungonte skuadrës dhe ndryshimet bënë diferencën. Kjo është një gjë shumë pozitive, por lojtarët duhet të reflektojnë edhe vetë kur loja çalon, tha Sammer.








