• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Tottenham gjunjëzon Unitedin në "Old Trafford"

Publikuar: 29.09.2012 - 21:13

Manchester, 29 shtator – Në ndeshjen e fundit të xhiros VI të Premier Leagues, të shtunën Tottenham  si mysafir e ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 3:2 (2:0).Tottenham e ka fituar ndeshjen kundër United në "Old Trafford" pas 23 vjetësh (1989).

Ekipi nga Londra ka shënuar golin e avantazhit që në minutën e dytë nëpërmjet Vertoghen. Lojtari defanziv i Tottenhamit me një depërtim të jashtëzakonshëm individual ka shënuar golin e avantazhit. Geret Bale, që u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes, ka shtuar avantazhin për londinezët në 2:0 në minutën 32 pas pasimit të Aron Lenonit.

Në pjesën e dytë gjithçka e qenësishme në këtë ndeshje ndodhi brenda 139 sekondash, kur u shënuan 3 gola të tjerë. Nani në minutën 51 ka shënuar golin e parë për United pas pasimit të Wayne Rooneyt, i cili u fut në lojë në vend të Rajan Gigs, ndërkohë Tottenham ka shënuar golin e tretë që në sulmin e parë vijues pas golit të pësuar. Realizator ishte Clint Dempsey. Vetëm një minutë me pas United, nëpërmjet Cagawas ka zvogëluar rezultatin në 3:2, rezultat ky që mbeti i pandryshuar deri në përmbyllje të ndeshjes.



: Premier League - 6



E shtunë

Arsenal - Chelsea    1:2

Everton - Southampton    3:1

Fulham - Man. City    1:2

Norwich C. - Liverpool    2:5

Reading - Newcastle    2:2

Stoke C. - Swansea    2:0

Sunderland - Wigan    1:0



E diel

A. Villa - WBA    (17:00)



E hënë

QPR - West Ham    (21:00)



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme