• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Behrami falënderon Mihajlloviqin e Rossin

Publikuar: 29.09.2012 - 11:19

Mesfushori i Napolit, Valon Behrami i është falënderuar trajnerit serb Sinisha Mihajlloviq që e ka kthyer në kampionatin italian, te Fiorentina, gati dy vjet më parë.

Behrami më 1 janar të vitit 2011 iu bashkua Fiorentinës nga skuadra angleze West Ham Unided, në kohën kur Mihajlloviq drejtonte Fiorentinën. Behrami ka thënë se të dy ish-trajnerët, Delio Rossi e Sinisha Mihajlloviq e kanë ndihmuar shumë gjatë karrierës së tij.

"Delio Rossi, në kohën kur isha në Lazio, më ka formuar si lojtar, ndërsa Mihajlloviq më ka sjellë përsëri në Itali", ka thënë Behrami, njofton "fiorentinanews.com".

Mesfushori gjatë kësaj vere nga Fiorentina u transferua te Napoli. "Transferimi në Napoli është kulmi i karrierës dhe unë do të përpiqem të përfitoj nga ky rast", ka shtuar Behrami.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 23°CShi i lehtė
Shkup 25°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu