• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Ferguson me statujë para “Old Trafford”

Publikuar: 25.09.2012 - 22:32

Manchester, 25 shtator - Statujave të Matt Busbyt, George Bestit, Boby Charltonit dhe Denis Lowt përpara stadiumit “Old Trafford” pritet t’u bashkohet së shpejti edhe ajo e një tjetër legjende. Klubi i Manchester United ka marrë lejen për të vendosur një statujë tre metra të lartë prej bronzi të trajnerit Sir Alex Ferguson për nder të 25 viteve që drejton “djajtë e kuq”. Një zëdhënës i klubit konfirmoi se tashmë Manchesteri ka marrë lejen nga autoritetet lokale për vendosjen e saj dhe shumë shpejt ajo do të jetë gati. Statuja është projektuar nga skulptori skocez, Phil Jackson. “Të drejtosh një klub për 25 vite është me të vërtetë diçka e jashtëzakonshme. Ne i jemi mirënjohës Sir Alex Fergusonit për gjithë punën që ka bërë këtë çerekshekulli. Ai është tekniku më i mirë i klubit i të gjitha kohërave”, tha zëdhënësi i 19 herë kampionëve të Anglisë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell