• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Ancelotti: Inzaghi, pasardhësi im

Publikuar: 25.09.2012 - 21:39

Carlo Ancelotti, trajneri aktual i PSG dhe ish-trajneri i Milanit, ka theksuar në një intervistë për të përjavshmen italiane ‘Chi’ se Filippo Inzaghi është pasardhësi i tij.

Tekniku i cili me kuqezinjtë ka fituar dy Champions League (2003 dhe 2007) beson se SuperPippo do të jetë i suksesshëm në bankinën e një ekipi të madh. Aktualisht ish-sulmuesi i Milanit është trajneri i të rinjve të ekipit milanez.

“Flas shpesh në telefon me Inzaghin dhe shoh që është shumë i motivuar. Ka arritur të bëjë shkëputjen nga futbollist në trajner. Gjithashtu Inzaghi ka shumë eksperiencë që do i vijë në ndihmë në karrierën e re”, deklaroi Ancelotti, i cili foli edhe për situatën tek Milani aktual.

“Më vjen keq kur e shoh në vështirësi. Skuadra ka shitur lojtarë të mëdhenj dhe ka larguar senatorët. Është e vështirë të bëhen mrekulli në këto kushte”, trajneri i PSG.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell