Klopp: Maratona e fitoreve nis me Frankfurtin

Artikujt tjerė
- Klopp: Maratona e fitoreve nis me Frankfurtin
- Interi humb, Moratti: Kemi super ekip
- Messi, lojtari i dytë më i paguar në botë
- Ramos: Nuk e di pse më ndëshkoi Mourinho
- Xavi do të zgjasë bashkëpunimin me Barcelonën
- Gjendet spiuni i Real Madridit
- Liverpool kërkon sulmuesin Ba
- Cambiasso kërkon durim nga tifozët
- PSG-ja, me ofertë të majme për Zabaletan
- Nadal nuk do të paraqitet as në Australian Open
Dortmund 25 shtator - Vitin e kaluar, Borussia Dortmundi u mund për të fundit herë në javën e gjashtë kundër Hannoverit dhe prej asaj dite, ata pësuan disfatën e dytë pas 369 ditëve, saktësisht kundër Hamburgut në javën e katërt të këtij sezoni. Teksa trajneri, Jurgen Klopp kritikoi lojtarët e tij për angazhim dhe mosrealizim të planit ndaj Hamburgut, në prag të sfidës kundër Frankfurtit, ai deklaron se për Dortmundin këtu nis sezoni, edhe pse Bayern Munich ndodhet pesë pikë para. Seria e pathyeshmërisë për ne përfundoi tashmë, por teorikisht kemi shansin të nisim një fillim të ri. Personalisht nuk kam stërvitur kurrë një skuadër që kualitetin maksimal e shpalos në pesë javët e para të kampionatit. Aftësitë dhe energjitë tona janë të ndara në mënyrë sistematike. Nëse doni argumente, atëherë mund të bazoheni te sezoni i kaluar, kur skuadra nuk e nisi kënaqshëm, duke qëndruar në distancë nga Bayerni, por në fund e patë rezultatin historik të skuadrës, deklaroi Klopp, duke shtuar për ndeshjen e radhës tha Fakti që luajmë kundër vendit të dytë,do të thotë që për ne rritet motivimi dhe përqendrimi. Frankfurti nuk ka shfaqur dobësi në fushë, por ne presim që ti zbulojmë pikat e dobëta dhe ti ndëshkojmë. Frankfurti e ka nisur mbarë rikthimin në Bundesligë,, madje kanë përforcuar siç duhet ekipin. Kam një parandjenjë se lojtarët do reflektojnë siç duhet për ti dhënë përgjigjen e duhur kritikëve tanë, përfundoi trajneri i Dortmundit.







