Qyteti i Milanos në heshtje, humbin Inter dhe Milan

Artikujt tjerė
- Arsenali ia shkëput një pikë M. Cytit
- Reflektorët e parregullt, shtyhet takim Realit - Valecano
- Qyteti i Milanos në heshtje, humbin Inter dhe Milan
- Manchester United mposht Liverpoolin
- Vettel triumfoi në Singapor, i afrohet Alonsos
- Vritet ish boksieri Corrie Sanders
- Messi: Shkoj shumë mirë me Villa-n
- Bryantit do t'i pëlqente të ndërronte rolet me Messin
- Mourinho premton të kthehet në Angli
- Guardiola i interesuar të bëhet trajner i Spanjës
Milano, 23 shtator Dy ekipet e mëdha italiane dhe kampionë të shumëfishtë shtetëror e evropianë nga qyteti i Milano, Milan dhe Inter vazhduan serinë e rezultateve negative pas ndeshjeve në Evropë dhe kampionatit italian të Serie A.
Ekipi i Allegrit humbi në transfertë ndaj Udineses me rezultatin 2:1. Ndërsa ai i Stramacionit 0:2 ndaj Sienës.
Për Udinesen shënuan Ranegie dhe Di Natale, nga penalltia, ndërsa kishte shkurtuar Al Sharawi për Milanin, që e mbylli takimin me 9 futbollistë, pas përjashtimit me kartonë të kuq të Zapata dhe Boateng.
Në San Siro, Interi humb dhe kontestohet nga tifozët. Për Sienën shënojnë Vergasola dhe Valiani.
Në takimet e tjera Sampdoria dhe Torino luajtën baras 1:1, Atalanta me Palermon 1:0, takimi Bologna Pescara u mbyll me rezultat baras 1:1, me barazim dhe madje pa gola u mbyll edhe takimi ndërmjet Catanias dhe Napolit, sikundër edhe ai ndërmjet Lazios dhe Genoas.
Cagliari - Roma nuk u luajt dhe u shty për më vonë.










