• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Messi: Shkoj shumë mirë me Villa-n

Publikuar: 23.09.2012 - 15:01

Barcelona mundi Granadën me rezultatin 2-0 në ndeshjen e javës së pestë të kampionatit spanjoll. Katalanasit zhbllokuan rezultatin vetëm në minutën e 87 të takimit me anë të kapitenit Xavi Hernandez. Skuadra e Tito Vilanovës nuk arriti dot të çante mbrojtjen e miqve dhe nervozizmi ishte i dukshëm tek blaugranat. Në fund të pjesës së parë Leo Messi qortoi ashpër David Villa-n për një pasim të munguar.

Në fund të ndeshjes ylli argjentinas shpjegoi: “Këto gjëra ndodhin edhe në stërvitje, edhe në ndeshje. Mbase u nxeha më shumë seç duhet, por nuk kam asnjë problem me Villa-n. Marrëdhënia me të është e shkëlqyer.”

Goli i dytë i Barcelonës erdhi falë një autogoli të Borja Gomez në minutën e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore Barcelona arrin kuotën e 15 pikëve në krye të renditjes.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu