• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Vilanova: Nuk jemi favoritë kundër Spartakut

Publikuar: 19.09.2012 - 21:17

Barcelonë, 19 shtator – Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova do debutojë si trajner në Ligën e Kampioneve, kur do të presë në shtëpi Spartakun e Moskës për fazën në grupe. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe me emocione për mua. Gjithsesi, unë i vlerësoj të gjitha përballjet maksimalisht. Do të doja që ta nis me fitore, pasi synojmë të marrim 18 pikë në fazën në grupe”, shprehet Vilanova. Ai tregohet diplomat me deklaratën e tij, duke thënë se Barcelona nuk është favorite për të fituar Champions-in. “Ka një luftë shumë të fortë për të triumfuar, por unë nuk jam dakord kur na cilësojnë si favoritë. Mjafton të kujtojmë faktin që sezonin e kaluar, United dhe City u eliminuan që në fazën në grupe. Është e vërtetë se kemi siguruar gjysmëfinalet për gjashtë vite radhazi, por kjo nuk nënkupton që mund ta bëjmë lehtësisht edhe sivjet”, shton 43- vjeçari. Vilanova nuk e cilëson veten si pa eksperiencë, edhe pse kjo është ndeshja e parë në Evropë si trajner “Në CV do shënohet si e para, por unë kam katër vite që e drejtoj Barcelonën me Pep Guardiolën dhe së bashku kemi arritur të fitojmë trofe të rëndësishëm. Pa diskutim që eksperienca e fituar aty ka qenë mjaft e madhe”. Sa u përket rivalëve rusë të Spartakut, ai i druhet kundërsulmit. “Kundërshtari është një ekip me futbollistë të shpejtë dhe që janë të rrezikshëm në kundërsulm. Për më tepër, kanë një trajner të shkëlqyer si Unay Emeri, i cili e njeh mjaft mirë filozofinë e Barçës. Pres një ndeshje të vështirë dhe ndaj duhet të mundohemi që të shfrytëzojmë maksimalisht rastet që do krijojmë. Do ishte e pafalshme të mos merrnim tri pikët në fushën tonë. Gjithsesi, parashikoj një fitore me gola”, shton Tito. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme