• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Fillimi më i keq i sezonit i Mourinhos në karrierë

Publikuar: 17.09.2012 - 13:23

Madrid, 17 shtator - Shefi i shtabit teknik të Real Madridit Jose Mourinho ka fillimin më të keq në ligë gjatë karrierës së tij prej trajnerit.

Portugezi me klubin “mbretëror” në katër ndeshjet e para në La Liga ka regjistruar një fitore, një barazim dhe dy humbje.

Real është në vendin e 11-të në renditjen tabelore të ligës spanjolle me vetëm katër pikë të fituara. Edhe në sezonin e tij debutues me Leiria e Portugalisë ka pasur performancë më të mirë (fitoi një ndeshje dhe tre herë barazoj).

Të shtunën, Reali humbi kundër Sevillas me rezultat 1-0 ndërsa “Speciale One” ka thënë pas ndeshjes se brengoset më shumë që s’ka ekip se sa për humbje.

Fakt interesant është se “Los Blancos” e filloi sezonin duke e fituar titullin e Super Kupës së Spanjës, pasi në dy ndeshje fal rezultatit më të mirë si mysafirë mposhti Barcelonën.

Madridlenët të martën i pret një ndeshje e vështirë kundër Manchester City në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në lojën e parë të Ligës së Kampionëve.

Statistika të Mourinhos në fillim të sezonit:

2001-02 - U. Leiria: një fitore dhe tre barazime

2002-03 – Porto: Tre fitore dhe një barazim

2003-04 - Porto: Tre fitore dhe një barazim

2004-05 - Chelsea: katër fitore

2005-06 - Chelsea: katër fitore

2006-07 - Chelsea: Tre fitore dhe një humbje

2007-08 - Chelsea: Tre fitore dhe një barazim

2008-09 - Inter: Tre fitore dhe një barazim

2009-10 - Inter: Tre fitore dhe një barazim

2010-11 – R.Madrid: Tre fitore dhe një barazim

2011-12 – R.Madrid: një fitore, një barazim dhe dy humbje

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu