Premier League nuk e dënon Manchester Unitedin!

Artikujt tjerė
- Premier League nuk e dënon Manchester Unitedin!
- Torres i gatshëm për ta zëvendësuar Drogbën
- Sanino shkarkohet, Gasperini emërohet trajner i Palermos
- Inter monitoron gjendjen e Sagnas në Arsenal
- Rreth 3.000 lojtarë padisin ligën e NFL-së
- Mancini: Për 10 vite City do të arrijë Realin
- Kirilenko e Shved kthejnë Rusinë në hartën e basketbollit
- Milani, starti më i dobët në shtëpi në 82 vitet e fundit
- Chavez Jr. nuk del dot nga hija e babait legjendë
- Juve nuk lëshon pe, Milan e Roma dështojnë
Manchester, 17 shtator - Premier League angleze ndoshta nuk do ti dënojë tifozët e Manchester Unitedit, të cilët këndonin kundër kolegëve të vrarë të Liverpoolit në Hilsborou.
Djajtë e Kuq të shtunën shënuan fitore me rezultat 4-0 kundër Wiganit, por festimi mbeti në hijen e fyerjes së viktimave të tragjedisë në Hilsborou, ku në vitin 1989 kanë humbur jetën 96 njerëz, pasi që tifozët kanë injoruar lutjet e menaxherit, Alex Ferguson për t'i bërë nderime atyre.
Gjatë brohoritjeve në "Old Trafford, tifozët e United, ndër të tjera kënduan edhe vargje të tilla si "Ky nuk është faji juaj, kurrë nuk është faji juaj, gjithmonë viktima, asnjëherë nuk është faji juaj". Kjo i referohej dokumenteve që u liruan disa ditë më parë, ku tifozët e Liverpoolit janë shfajësuar për incidentin në stadium e Sheffieldit.
Megjithatë, këto vargje këndoheshin qysh se sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez u shpall fajtor për fyerjet raciste që i kishte bërë në drejtim të futbollistit francez të Unitedit, Patrice Evras, gjatë sezonit të kaluar, gjë që për të cilën uruguaian morri një dënim prej tetë ndeshje mos lojë.
Sipas informacioneve të fundit, Premier League beson se brohoritjet e tilla janë të papranueshme, por klubi është ai që duhet të ndërmerr masa. United menjëherë pas ndeshjes ka dënuar sjelljen e tifozëve të tyre.
Gjithsesi, javën e ardhshme në Liverpool në kuadër të Premier Leagues, United pikërisht do të luaj në "Anfield".









