Sanino shkarkohet, Gasperini emërohet trajner i Palermos

Artikujt tjerė
- Sanino shkarkohet, Gasperini emërohet trajner i Palermos
- Inter monitoron gjendjen e Sagnas në Arsenal
- Rreth 3.000 lojtarë padisin ligën e NFL-së
- Mancini: Për 10 vite City do të arrijë Realin
- Kirilenko e Shved kthejnë Rusinë në hartën e basketbollit
- Milani, starti më i dobët në shtëpi në 82 vitet e fundit
- Chavez Jr. nuk del dot nga hija e babait legjendë
- Juve nuk lëshon pe, Milan e Roma dështojnë
- Mourinho (për herë të parë) pranon fajin për humbje
- Dëmtohet Puyol, gjashtë javë larg fushave
Palermo, 17 shtator - Klubi i futbollit të Palermos njoftoi në faqen e saj në internet që shkarkoi trajnerin Giuseppe Sanino dhe se trajneri i ri do të jetë Gian Piero Gasperini.
Palermo pas tre ndeshjeve të para në sezonin e ri në Serie A italiane ka vetëm një pikë, të cilën e ka fituar të shtunën, pas një barazimi në shtëpi me Cagliarin.
Sanino në qershor nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me klubin nga Sicilia, ndërsa paraprakisht ishte trajner i ish-ekipit të sulmuesit shqiptar, Erjon Bogdanit, Sienas.
Gasperini në fillim të sezonit të kaluar udhëhoqi Interin, por pas disa javëve u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta. Ai më parë udhëhoqi shtabin teknik të Genoas, Juventusit dhe ekipit të rinj të Juventusit.
Përndryshe, ai u bë trajner i 15-të në pesë vitet e fundit që u ul në stolin e ekipit sicilian, që do të thotë se mesatarisht çdo katër muaj në krye të shtabit teknik të Palermos, vjen një trajner i ri.







