• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Juve nuk lëshon pe, Milan e Roma dështojnë

Publikuar: 16.09.2012 - 18:25

Romë, 16 shtator – Ekipi i Gjenovës, Genoa paralajmëroi befasi sot, pas epërsisë prej 1:0, në minutën e 18-të kundër kampionit aktual të Italisë, Juventus. Mirëpo, në pjesën e dytë gjërat shkuan ndryshe dhe Juve fitoi ndeshjen kundër vendësve me rezultatin 3:1. Për torinezët shënuan Giacerini, Vuçiniq dhe Asamoa, kështu që ekipi i Contes së ndëshkuar nga Federata italiane e futbollit dhe FIFA, pas tre xhirove të para mbetet në krye të renditjes tabelore, e përcjellë po ashtu me nga 9 pikë nga ekipi i Lorik Canës, Lazio, dhe nga Napoli i Valon Behramit e Blerim Xhemailit. Që të dy këto skuadra fituan me rezultate identike si Juventusi (3:1), por fitorja e Lazios mund të vlerësohet më e vlefshme pasi u realizua në terrenin mysafir (në Veronë kundër Chievos), derisa Napoli mundi në fushë të vet ekipin Parma.

Në anën tjetër, Roma startoi shkëlqyeshëm në takimin kundër Bolognas, duke realizuar epërsi prej dy golave. Mirëpo finishi i ndeshjes ishte shokues për Francesco Tottin dhe shokët e tij, pasi në fushë të vet lejuan të marrin tre gola dhe të mbeten pa pikë. 

Një sukses të madh në këtë fillim të Serie A është duke shënuar edhe ekipi tjetër nga Gjenova, ai Sampdoria, i cili këtë javë fitoi si mysafir i Pescaras me rezultat 3:2 dhe në tri javët e para të kampionatit ka tubuar 8 pikë.



Rezultatet: 

Chievo        -         Lazia                   1:3

Fiorentina   -         Catania                2:0

Genoa         -         Juventus              1:3

Napoli         -         Parma                  3:1

Pescara        -         Sampdoria           2:3

Roma           -         Bologna               2:3

Siena            -        Udinese                2:2

Milan           -         Atalanta               0:1

Palermo       -         Cagliar                 1:1

Sonte zhvillohet takimi Torino – Inter. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell