• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Bayerni është klub planetar, Dortmundi lokal

Publikuar: 14.09.2012 - 15:23

Munich, 14 shtator- Sezoni në Bundesligën gjermane sapo ka filluar ndërsa beteja për titullin ka ‘marr dhenë’ . Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoenness tashmë ka filluar të "pickoj" mbrojtësit e titullit, Borussia Dortmundin, për të cilët tha se ka mbështetës vetëm në rajonin e tyre, North Rhine-Westphalia.

"Bayern është një ekip global, ndërsa Borussia lokal, ekip rajonal. Ata kurrë nuk do të jenë në gjendje për të arritur sukseset që kemi arrit ne në 30 vitet e fundit. Mund të bëhen më të famshëm në qoftë se fitojnë 10 herë rresht titullin e kampionit të Gjermanisë," tha Hoenness në një deklaratë për mediat gjermane.

Në ndeshjen e parë këtë sezon, Bayern ka mposhtur Borussian për Super Kupën me rezultat 2-1, ndërsa kjo fitore njëkohësisht është triumfi i parë pas pesë humbjeve rresht kundër ‘milionerëve’.

Gjiganti bavarez i futbollit si objektivin kryesor të biznesit aktualisht ka pushtimin e tregut aziatik.

"Nëse ju shkoni në Pekin dhe u kërkoni kalimtarëve të rastit në rrugë t’u thonë emrin e një klub gjerman të futbollit, të gjithë do të thonë Bayern, e jo Dortmund", shtoi Hoenness me vetëbesim. Ndërsa beteja tjetër e madhe e këtyre rivalëve të përjetshëm në program është më një dhjetor në Munih në kuadër të Bundesligës.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CShi
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 19°CShi i lehtė
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu