• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Rroga e Ronaldos shkon në 15 milionë euro?

Publikuar: 12.09.2012 - 19:02

Madrid, 12 shtator - Cristiano Ronaldo ka shpërthyer menjëherë pas mbylljes së afatit kalimtar të verës, duke theksuar se nuk ndihet më i lumtur te Reali i Madridit, por të gjitha shkaqet do t’i mbajë për vete. Kjo bëri që menjëherë klube të pasura si PSG, Manchester City dhe Manchester United të hidhen në sulm pas tij, duke frikësuar jo pak Realin dhe stafin e tij drejtues, nga trajneri Jose Mourinho e deri te presidenti Florentino Perez. Ky i fundit, edhe pse mjaft i indinjuar me pakënaqësitë që Ronaldo i shfaqi hapur, duket se ka urdhëruar bashkëpunëtorët e tij që të punojnë për një kontratë të re me yllin portugez, i cili, duke parë milionat që ofrohen nga City, kërkon më shumë para.

E përditshmja spanjolle “Marca” zbulon se Perez ka bërë gati një marrëveshje prej 15 milionë eurosh në vit neto për Ronaldon, kundrejt 12 milionëve, sa ai fiton aktualisht. Në këtë mënyrë, klubi madrilen shpreson që t’ia rikthejë buzëqeshjen 27- vjeçarit, edhe pse kjo kontratë 15 milionëshe do t’i kushtojë në total mbi 23 milionë euro klubit mbretëror.  Paga e re (15 milionë euro) do t’i taksohet Realit me 52 për qind, çka do të thotë se për kontratën e re të Ronaldos, Perez duhet t’i paguajë shtetit spanjoll gati 8 milionë euro.

 

Komente (1)

gurbetqarich12.09.2012/19:40

27 vjeqar po i del AFATI edhe ketij....edhe 2 vite futboll pastaj ceh e dije ngado ja ther tani mundet me shku ne SHBA apo ne KIN e AUSTRALI

1000  Karaktere
Prishtinė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 23°CKryesisht me vranėsira
Shkup 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu