• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Xhaka neutral, as himnin kombëtar e as zviceran

Publikuar: 11.09.2012 - 10:55

Luzern, 11 shtator - Sonte në orën 20:30 në stadiumin “Swissporarena” zhvillohet ndeshja Zvicër-Shqipëri, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Brazil 2014”.

Për shqiptarët kjo do të jetë një sfidë emocionuese, ngase edhe në radhët e përfaqësueses zvicerane luajnë shumë futbollistë shqiptar. Ndonëse luajnë në shtëpi, zviceranët i frikësohen kësaj sfide, pasi nga 15,600 ulëse në stadium, së paku 6.000 prej tyre do të jenë të mbushura me tifozë kuqezi. Mesfushori kosovar në radhët e Zvicrës, Granit Xhaka në një intervistë për të përditshmen “Blick” ka pranuar se kjo do të jetë një sfidë e veçantë dhe e vështirë për të dhe kosovarët e tjerë.

”Ne nuk do të hutohemi. Ndoshta do të fishkëllehemi nga tifozët, por në fushë nuk duhet të shpërqendrohemi”, ka thënë Xhaka. Ai para pak javësh tek Borusia e Moenchengladcbahut e këndoi himnin kombëtar shqiptar, por në mbrëmjen e sotme nuk do ta këndoj atë. “Unë e di vetëm një strofë. Por, në këtë mbrëmje nuk do të këndoj as himnin shqiptar dhe as himnin zviceran”, ka sqaruar Xhaka. Ai ka përsëritur se nëse shënon gol do të tregojë respekt për tifozët kuqezi. ”Nëse unë shënoj një gol nuk do të festoj. Unë kam respekt për shqiptarët. Por në qoftë se dikush tjetër prej bashkëlojtarëve shënon, unë do të gëzohem”, ka nënvizuar Xhaka. Rreth etiketimeve nga tifozët kuqezi si ‘tradhtar’, pasi zgjodhën të luajnë për Zvicrën në vend të Shqipërisë, mesfushori me origjinë nga Prishtina është shprehur: “Ndoshta disa prej nesh na shohin si tradhtar. Por unë gjithashtu e di se shumë shqiptarë janë shumë krenarë për ne, edhe pse luajmë për Zvicrën.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell