Heynckesin vetëm titulli e shpëton nga shkarkimi

Artikujt tjerė
- Heynckesin vetëm titulli e shpëton nga shkarkimi
- Rooney: Ferguson sundon me dorë të hekurt
- Branca në Brazil për Paulinhon
- Blatter: Një spanjoll duhet të fitojë Topin e Artë
- Reali refuzoi 200 milionë, City përgatit ofertë të re për Ronaldon!
- Plani i Milanit për Kakan: Rebelohu në Real
- Juventusi i frikshëm, flasin statistikat
- Spalletti: Milani u interesua për mua
- Balotelli operohet në sy
- Xhemajli, Behrami apo Inler në stol?
Munich, 6 shtator Drejtori sportiv i Bayern Münchenit, Mathias Sammer ka reflektuar pas kritikave të bëra në adresë të tij. Në një intervistë për Bild ai sqaroi të gjitha keqkuptimet. Nuk luaj asnjë rol në stol e nuk flas për asnjë minutë me trajnerin në stol. Heynckes është i përqendruar përgjatë 90 minutave dhe i duhet të lexojë lojën e ofruar në fushë. Nuk e shqetësoj aspak. Pranë meje ulet asistenti Herman Gerland dhe së bashku festojmë golat, duke lënë të qetë trajnerin. Unë jam prezent kudo, por nuk përzihem në punën e trajnerit. Nuk ndikoj në vendimet e tij dhe nuk e kam idenë se cili do e zëvendësojë Robbenin, kur ai është i sëmurë. Së bashku kemi krijuar një besim. Teksa kontrata e Heynckesit skadon në 2013-ën, Sammer shton: Nuk ka kohë të përcaktuar. Unë planifikoj dhe flas me trajnerin edhe për plane që tejkalojnë këtë limit kohor, edhe pas 2014-ës. Nëse vjen momenti i vendimit, atë e jep Heynckes, por ne duhet të jemi të parapërgatitur. Trajneri ynë e njeh me detaje futbollin tonë dhe ai shumë mirë mund ta përcaktojë edhe pasuesin e tij, tha drejtori sportiv, Mathias Sammer, i cili nuk e quan me emër Heynckesin, por trajneri.







