• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Rooney: Ferguson sundon me dorë të hekurt

Publikuar: 06.09.2012 - 18:02

Manchester, 6 shtator – Sulmuesi anglez, Wayne Rooney ka pranuar se Alex Ferguson sundon me dorë të hekurt në klubin Manchester United. Gazeta “Daily Mirror” ka zbuluar pjesë nga autobiografia e lojtarit “Dekada ime në Premier League”, e cila pritet të botohet e plotë më 13 shtator. Sulmuesi i “djajve të kuq” sqaron marrëdhënien e tij të vështirë me trajnerin skocez, mbipeshën e kohëve të fundit, dëmtimet, por edhe jetën e tij në “Old Trafford”.

Sulmuesi ka pranuar se zënka e tij e fundit me Alex Fergusonin, në lidhje me mbipeshën e lojtarit, nuk është debati i tij i parë dhe i fundit. Trajneri skocez nuk ishte aspak i kënaqur me gjendjen fizike të 26-vjeçarit dhe e la atë në stol në ndeshjen e fundit, duke e paralajmëruar se mund të humbasë vendin e titullarit, në rast se nuk arrin parametrat optimale fizike. Megjithatë, ylli i 19 herë kampionëve të Anglisë është i lumtur në Manchester dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë.

 “Kur nuk stërvit, qoftë edhe për një javë, fitoj 1-1.5 kg, por kur kthehem në stërvitje i humbas menjëherë. Shigjetat në palestër këtë verë kanë treguar se unë kam shtuar më shumë (3.1 kilogramë). Më kujtohet se kam pirë disa gota gjatë pushimeve. Unë jam një trup i lidhur, nuk jam si Ryan Giggsi, i cili është vetëm fibër. Shtoj shumë lehtë në peshë. Nuk është një problem për mua. Edhe trajneri nuk është se më vjen nga pas, në momentin që peshohem dhe bën shaka se po konsumoj shumë tost këto kohë të fundit. Si një sulmues, unë e di që duhet të punoj shumë. Duhet të jem në formë dhe, kur nuk jam, duket fare qartazi. Nuk e fsheh dot, sepse është pozicioni i tillë në fushë që duket gjithçka. Unë jam një sulmues qendre dhe kam për të përshkruar qindra kilometra. Nëse jam jashtë kondicionit, kjo duket fare mirë. Dhe kur është kështu, trajneri të ulë në stol derisa rifiton formën”, ka thënë Ronney.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell